Afërdita i kthehet Shpatit (Foto)

Thuhet se ata janë bashkë. Madje, përveç fotove të cilat thuhet sa janë bërë ditët e fundit, Afërdita Dreshaj e Shpat Kasapi, sipas medieve janë parë bashkë edhe nëpër mbrëmje të ndryshme.

Por, një ribashkim i tyre nuk është parë e udhës të komentohet nga këngëtaret, të cilët as ndarjen nuk e patën komentuar shumë.

Por, përveç një fotoje të dytë e cila ka rrëmbyer rrjetet sociale, dhe në të cilën Dreshaj e Kasapi shihen bashkë, Afërdita duket se tashmë ka harruar të kaluarën dhe problemet e ndarjes, pasi ka vendosur të jetojë të sotmen.

Kështu ka shkruar përmes rrjetit social ‘Twitter’ modelja e shndërruar në këngëtare, ndërsa ka pohuar se po jeton në thelb ditët aktuale. “Harro të kaluarën-jeto vetëm për të sotmen…”, ka shkruar ajo. Ndarja e çiftit ndodhi pas publikimit të disa fotove në të cilat këngëtarja shihet përkrah aktorit hollivudian Leonoardo DiCaprio. 

Lajme të ngjashme

Back to top button