Violinisti me famë botërore Shkëlzen Doli të enjten para publikut tetovar

Të enjten më 19 Mars në Qendrën për Kulturë në Tetovë me fillim në ora 19:30 do të mbahet koncerti  i maestro Shkëlzen Dolit. me përcjellje të Orkestrës Xheladin Zeqirit dhe pianistit  tetovar Shkëlzen Baftijari.

Shkëlzen Doli është I njohur nga publiku shqiptar nga veprimtaria artistike e tij dhe në veçanti nga performanca e “Albanian Soul” në Koncertin tradicional të Vitit të Ri të Filharmonisë së Vjenës i cili u ndoq nga 90 shtete të botës dhe më tepër se 50 milion shikues.

Biletat për koncertin “Melosi i bukur shqiptar dhe perlat e klasikës përmes violinës së Shkëlzen Dolit” mund të blehen në biletarinë e Pallatit të Kulturës së Tetovë, me një çmim simbolik prej 100 denarë, ndërsa mjetet e grumbulluara do të dedikohen për qëllime humanitare.

doli1

Lajme të ngjashme

Back to top button