Buxheti i Maqedonisë 223 milionë euro deficit

Buxheti i Maqedonisë ka pësuar një deficit prej 233 milion euro në shtatë muajt e parë të këtij viti.

Kjo është bërë e ditur nga të dhënat e publikuara nga Ministria e Financave, lidhur me planifikimin e buxhetit dhe deficitin. Kjo shifër mbulon 81 për qind të deficitit të planifikuar vjetor, andaj gjatë periudhës së ardhshme të vitit, Qeveria ka të drejtë të llogarisë vetëm 18,9 për qind të hapësirës së mbetur të deficitit të planifikuar vjetor. 

Këto të dhëna negative mund të shkaktojnë situata të reja për ndërhyrje në buxhet, përmes ribalancit të buxhetit. Qeveria jozyrtarisht po planifikon ribalancë të ri të buxhetit dhe se akoma nuk është caktuar periudha më e përshtatshme, për shkak të trendeve negative. 

Deficiti buxhetor paraqet dallimin negativ ndërmjet të ardhurave të planifikuara dhe shpenzimeve të planifikuara (shpenzimet janë më të mëdha nga të ardhurat). 

Deficiti i Buxhetit të Republikës së Maqedonisë mund të mbulohet me marrjen hua në vend dhe jashtë vendit, me lëshimin e shënimeve shtetërore ose të obliguarve tatimorë. /INA/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button