Kriza politike dhe pushteti

Pushteti në botën e civilizuar pothuajse gjithkund do të shërbente për të mirën e përgjithshme të shoqërisë, dhe ndërkohë do të jepte rezultate të rëndësishme për respektimin e demokracisë. Ndodh në disa vende që pushteti të orientohet veçmas interesit vetjak, që sjell rrezikun e qeverisjes së mirë. Pushteti aktual në Maqedoni është në udhët e vështira, duke kaluar përmes rrezikut dhe krizës politike. Kjo krizë politike duket se po verbon sytë e çdo qytetari, dhe sipas kësaj krize që paraqitet koncepti i drejtë i demokracisë përmbyset me çdo kusht. Njëmendësisht qeverisja aktuale ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, duke u bazuar nga publikimi i materialeve përgjuese nga lideri i opozitës Zoran Zaev, le të kuptojmë thelbësisht shpërdorimin e konceptit të demokracisë në vend, në anën tjetër duket qartë se pushteti ka ndikuar në politizimin e gjyqësisë dhe të administratës shtetërore, në ngecjen e lirisë së mediave, dhe një Prokurori Publike e varur nga politikat e pushtetit. Afera e përgjimeve solli dëshmi të habitshme kundrejt qeverisjes së pushtetit, dhe kësisoj reflektoi edhe më tepër hendekun e krizës politike mes opozitës dhe pozitës. Kjo krizë politike rrënjët e saj i ka të mos-suksesi i qeverisjes së institucioneve, dhe njëkohësisht nga konsolidimi i pamjaftueshëm i demokracisë në vend. Kriza politike tashmë është tepër larg, ndaj dhe shteti ka shkuar aq larg sa vështirë se mund të rikthehet në gjendjen e duhur.

Kjo krizë politike mund të zgjidhet përmes një qeverie kalimtare që do të angazhoheshin ekspertë të ndryshëm nga vendi dhe bashkësia ndërkombëtare, dhe kësisoj do t’i hapte udhë të cilësuar vlerave demokratike dhe funksionimit të institucioneve përmes mekanizmave juridike. Çdo shoqëri e pjekur politikisht me të drejtë do të kërkonte shteg për të dalë nga kjo situatë e palakmueshme, dhe përgjegjësi ndaj kësaj garniture politike që duket se po e rrënoi sistemin e shtetit të së drejtes dhe sistemin demokratik të qeverisjes!

Lajme të ngjashme

Back to top button