Një i ri kërcënon: Do të hidhem nga pallati nëse s’marr pjesë në ‘Opinion’

Një 25-vjeçar është ngjitur në tarracën e një pallati disa katësh në Tiranë përballë Ministrisë së Kulturës dhe ka kërcënuar se do të hidhej prej andej.

Mësohet se i riu Florian Matia është nga Lezha dhe ka kërkuar të marrë pjesë në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut.

Ai ka hipur në tarracën e një pallati 8-katësh dhe kërcënonte se do të hidhej nëse nuk i plotësohet kërkesa. Ai ka thënë se do 20 minuta në dispozicion për të folur për rendin dhe sigurinë në vendin tonë, transmeton Shekulli.

Kjo ka sjellë edhe reagimin e moderatorit të emisionit, i cili ka thënë se është i gatshëm ta presë në emision të riun dhe t’i japë 15 minuta kohë që të flasë.

Pasi ka mësuar përgjigjen e Fevziut nga policia, i riu ka zbritur nga pallati.

Lajme të ngjashme

Back to top button