Mustangu, ‘bishë’ dhe i bukur

I prezantuar për herë të parë në LA vitin e kaluar, prodhimi i parë i modelit Galpin Rocket ka arritur, dhe natyrisht vetura e zezë duket madhështore.

Sipas Henrik Fisker, i cili e bashkë-dizajnoi veturën, kjo është një veturë muskuloze që vjen me një motor i cili prodhon 725 kuaj-fuqi dhe me një trup prej fibrave të karbonit.

Rocket përmban një kapak përpara të skulpturuar me dy nxjerrës të mëdhenj të ajrit që bashkëveprojnë me grilën gjashtë-pikëshe në ndarësin përpara, duke e mbajtur motorin 5.0 litërsh super të mbushur V8 mirë dhe ftohtë, transmeton Lajmi.net.
Ka edhe disa veçori shtesë në fenderët mbrapa që gjithashtu ndihmojnë për të ftohur frenat. Çmimi i veturës sillet rreth $100,000. Më poshtë mund t’i shihni fotografitë e kësaj veture të bukur.

Lajme të ngjashme

Back to top button