BDI lëshon pe për ligjin e letërnjoftimeve

Vetëm tre orë ka zgjatur rrezistenca e BDI-së kundër seancës plenare, në rendin e ditës të së cilës, u futën edhe propozim/ligjet për banim dhe letërnjoftim. Dy pikat ishin shkak edhe për zvarritjen e seancës së sotme plenare. Fillimisht u anulua komisioni ligjvënës në të cilin dy ligjet duhej të merrnin bekimin e fundit, para kalimit në seancë plenare. Anulimin e komisionit, Kreu i grupit parlamentar të BDI-së Talat Xhaferi e përdori si shkak për të kërkuar që ligji për vendbanim dhe ligji për letërnjoftim, të hiqen nga rendi i ditës në seancë plenare.

Pas pauzës në orën 15:00 deputetët e BDI-së u rikthyen në sallë në numër të mjaftueshëm duke i dhënë kështu kryeparlamentarit Veljanovski, shumicën e nevojshme për të vënë në votim rendin e ditës bashkë me dy ligjet kontestuese. Edhe pse votuan të përmbajtur, deputetët e BDI-së me prezencën e tyre mundësuan kuorumin e duhur që vetëm me votat e VMRO-së, të miratohej rendi i ditës. Nuk dihet se cili do të jetë fati i dy ligjeve, të cilët në fillim dukej se ka gjasa të kenë fatin e ligjit të branitellave dhe atij për avokatin e popullit. Xhaferi, ditë më parë tha për Alsat-M se këto ndryshime janë anti-kushtetuese dhe të papranueshme për partinë e tij. Sipas propozim të ri, qytetarëve që qëndrojnë jashtë vendit më shumë se tre muaj, iu hiqet adresa e banimit duke iu pamundësuar kështu nxjerrjen e letërnjoftimit të ri në të ardhmen.

Nga ana tjetër ndryshimet lejojnë që letërnjoftimet të mund të nxirren edhe në qytetet e tjera dhe jo vetëm në qytetin ku banon. Analistët thanë se ndryshimet janë propozuar nga VMRO-ja me qëllim të manipulimeve zgjedhore në të ardhmen dhe fshirjen e mërgimtarëve shqiptarë nga regjistrimi i ardhshëm i popullsisë.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Analistet ende merren me ate cka ka thene Menduhi a nga ana tjeter karavani i Bdi ecèn si gjithmone. Sa injoranta qe jemi !!!!

  2. Kete ligji vetem tradhetaret e votojn po ju a bejne me dije politikaneve shqipetar se Avni Rustemi eshte gjalle dhe Esat pashat do shkojn ku e kan vendin

  3. O edhe shum ligje te tjera le ti votojne, tradhetaret e popullit Shqiptar me sllavomaqedonasit katil vetem se mos ta prishin biznesin dhe miqasin qe e kan njeri me tjetrin, por mos te harojn se ket popull nuk ka mund as Bugari as Serbija, Komunizmi as CARI bashk me tradhetaret me zhduk apo me gjunjezu, me buk e krip por do te mbijetojm dhe do ti fusim ne burgje dhe pusa tradshetaret dhe armiqt e Popullit Shqipetar. Neve asht nje gje qe na mban dhe ndihmon besimi ne islam, (xhdo ngjalles qe ka lind do ta shijoj idhesin e vdekjes) por nuk asht vdekja e secilit e njejt, mvaret nga veprat e njeriut gjat jetes se tij ashtu edhe vdekjen do ta perjetoj, e ata ce besojn ne jeten tjeter? le te mendohen, e ata ce sbesojn e gjejn deshmimin edhe ketu ne ket jet. Inshallah.

Back to top button