Nëna vret djalin dhe e mban në shtëpi mbi 12 orë në Lushnje

Një krim makabër është shënuar mbrëmjen e djeshme në Lushnje. Nëna ka vrarë djalin e saj dhe e ka mbajtur trupin e pajetë në banesë për mbi 12 orë pa njoftuar mbi ngjarjen e rëndë.

Viktima mësohet se është Pëllumb Ahmetaj, 40 vjeç, ndërsa autore e dyshuar e krimit është nëna e tij, Hatixhe Ahmetaj.

Sipas uniformave blu, gruaja pasi ka vrarë djalin në apartamentin e tyre në katin e pestë të një pallati në lagjen “Gafurr Muço”, e ka mbajtur trupin e tij në banesë pa njoftuar asnjë për mbi 12 orë.

Të njëjtat burime shtojnë se 40 vjeçari dyshohet se ishte përdorues droge dhe keqtrajtonte të ëmën. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button