Kjo duhet të jetë mënyra më e shpejtë e larjes së pjatave (Video)

Ky njeri mbase është pjatalarësi më i mirë në botë. Mund të mendoni se ky është një titull i ekzageëruar, por jo! Mjafton të shikoni videon e postuar më poshtë dhe do të shihni numrin e pjatave që lahen brenda minutave.

Pjatat e bardha ai i vë me një teknikë të veçantë nëpër mbajtëset e enëve dhe i spërkat me ujë.

Më pas, ato në formë zinxhiri hyjnë në makinën për larjen e enëve dhe dalin në pjesën tjetër.

Të lara dhe të terura, ai i merr ato dhe i vendos njërën mbi tjetrën.

“Mungesa e këtij njeriu në punë, vërtetë se do të vërehej”, është opinioni i një shikuesi të kësaj videoje. “E meriton titullin ‘Punëtor i Muajit’”, ka shkruar një tjetër.

Lajme të ngjashme

Back to top button