Më në fund u shfaq Putini i mistershëm

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është shfaqur në publik për herë të parë pas dhjetë ditëve, në një takim me presidentin e Kirgizistanit, Almazbek Atambajev.

“Jeta do të ishte e mërzitshme pa thashetheme” deklaroi Putin.

Ky ishte ndoshta takimi për i pritur për këtë jave, arsyeja për këtë nuk është çështja e bisedimit të tyre por pritja e gjithë botës që Putini të shfaqet sërish në publik.

Putini më herët ishte takuar me Kryeministrin Italian Matteo Renzi më 5 mars, dhe të gjitha takimet pas kësaj date ishin të anuluara pa ndonjë shpjegim nga kabineti i tij.

Takimi i sotshëm ishte paralajmëruar vetëm para katër ditëve në St Petersburg, pastaj të mërkurën takimi me Presidentin e Osetisë Jugore, dhe sot në mëngjes është paralajmëruar takimi i Presidentëve të Rusisë, Bjellorusisë dhe Kazakistanit në Astana më 20 mars.

Lajme të ngjashme

Back to top button