Tragjedi në Argjentinë, tifozi humb jetën në stadium

Një derbi që pritej me padurim prej 4 vjetësh përfundoi në një tragjedi.

San Lorenzo dhe Huracan u vunë përballë njëra-tjetrës në stadiumin Nuevo Gasometro të Buenos Airesit pas 4 vitesh mungesë për shak se Huracani gjatë kësaj periudhe luante në kategorinë e dytë argjentinase por në fund një incident banal i mori jetën një tifozi të San Lorenzos. 24-vjecari Pablo Gimenez ishte duke festuar fitoren 3-1 të San Lorenzos në pikën më të lartë të stadiumit ku qëndrojnë tifozët ultras kur papritur humbi ekulibrin duke u rrëzuar nga një lartësi prej 50 metrash.

Tifozi pasi fluturoi në ajër u rrëzua brenda në fushë dhe mungesa e ndihmës së shpejtë bëri që ai të humbiste jetën. Lajmin e konfirmoi për mediat Alberto Crescenti i cili ishte mjeku përgjegjës për mbarëvajtjen e takimit. Përvec Pablo Gimenez që u nda nga jeta në klinikën Piniero u transportuan edhe dy tifozë të tjerë që kishin marrë plagë jo shumë të rënda.

Lajme të ngjashme

Back to top button