fbpx

Prishtinë, nis aksioni për shembjen e shtëpive të braktisura

Komuna e Prishtinës nisi sot një aksion për shembjen e shtëpive dhe ndërtesave të braktisura që rrezikojnë jetën e qytetareve. Në lagjen “Tophane”, Inspektorati i Komunës së Prishtinës shembi një shtëpi të shndërruar në depo mbeturinash.

Drejtori i Inspektoratit, Xhelal Sveçla, deklaroi se ky aksion do të jetë i përditshëm.

“Edhe më herët kemi deklaruar se është e papranueshme situata në Prishtinë me shtëpi të braktisura dhe të djegura”, tha ai.

Këtij aksioni do t’i nënshtrohet çdo ndërtesë, qoftë pronë private apo publike.

Gjatë ditës është shembur edhe një tualet publik i ndërtuar pa leje pranë stadiumit. / TCH

Lajme të ngjashme

Back to top button