Zanfina, Kaltrina e Big Mama bashkojnë forcat

Kohëve të fundit po shohim që bashkëpunimet po ecin shumë mirë. E ato që më së shumti na serohen janë bashkëpunimet mes reperëve. Por kësaj radhe tre emra të njohur të skenës sonë kanë vendosur të freskojnë pak trendin e bashkëpunimeve
Zanfina Ismaili, Kaltrina Selimi e Big Mama do të vijnë me bashkëpunim. Është hera e parë që do të shohim tre këngëtaret në një këngë.

Këtë e ka deklaruar këngëtarja Ismaili e cila ka theksuar se vajzat tashmë do ti përvishen punë për risi.

E duket se kjo po u pëlqen edhe fansave, duke e ditur se kohëve të fundit po shohim vetëm bashkëpunime të cilat pak a shumë po ngjasojnë me njëra tjetrën./Lajmi.net

Lajme të ngjashme

Back to top button