PD nis protestat e përditshme “Meta ik”

Partia Demokratike nisi të hënën protestat e përditshme, duke kërkuar largimin e kryetarit të Kuvendit.

Dhjetëra persona u mblodhën përpara zyrave të Kryesisë së Kuvendit, duke kërkuar largimin e Metës.

Protestës iu bashkua edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani.

Ai tha se nuk mund të ketë një hetim të drejtë dhe të pavarur pa dorëheqjen e Metës.

Ristani lajmëroi se protestat do të vazhdojnë, ndërsa të enjten deputetët do të protestojnë në seancë, ndërsa populli jashtë selisë së Kuvendit.

Siç ka ndodhur këto ditë, PD ka braktisur punimet e komisioneve parlamentare.

Lajme të ngjashme

Back to top button