Ja kënga që përfaqëson Shqipërinë në Eurovision

Radio Televizioni Shqiptar e ka prezantuar këngën me të cilën Shqipëria do të përfaqësohet në ‘Eurovision Song Contest 2015’.

“I’m Alive” titullohet kënga me tekst të Sokol Marsit dhe muzikë të producentëve nga Kosova, ZzapnChriss.

Videoklipi i këngës së Elhaida Danit është realizuar nga Pro Video.
Kujtojmë që Elhaida e fitoi Festivalin e Këngës në RTSH me këngën “Diell”, porse autori i këngës vendosi që ta tërhiqte atë duke e detyruar konkurrenten që të përfaqësohej me një këngë tjetër.

Lajme të ngjashme

Back to top button