Sela: Treshja Gruevski, Ahmeti e Thaçi funksionon për mrekulli

Lideri i Lëvizjes për Reforma në PDSH, Ziadin Sela ka deklaruar se treshja Nikolla Gruevski, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi funksionon për mrekulli. Ai ka rikujtuar se këtë të vërtetë e kanë shpallur para një viti, por asokohe dikush shfaqte hamendje.

“Kur e nisëm këtë rrugë ndoshta dikush ishte edhe skeptik, por ne e nisëm me bindje dhe ide të pastra, ky është motivi jonë, që e bëjmë në emër të nipërve dhe fëmijëve tonë. Ndoshta, shumë njerëz nuk na besuan, por tani me përgjimet shumë qartë duken se si kanë punuar”, ka deklaruar Sela, gjatë ceremonisë së themelimit të Lëvizjes për Reforma në PDSH në Tetovë. Kryetari i degës së kësaj lëvizjeje në Tetovë u zgjodh Adnan Neziri.

Lajme të ngjashme

Back to top button