Marsh protestues me moton: “Ndërrojmë lodrat për filtra”

Më 21 mars në Tetovë, Lëvizja qytetare “Nëna dhe fëmija , do të organizojë marsh protestues me moton “Ndërrojmë lodrat për filtra””.

Kjo Lëvizje qytetare nga Tetova, njofton se marshi protestues është për të shprehur pakënaqësinë ndaj ndotjes në Tetovë.

Marshi protestues do të zhvillohet në Rrugën e Ilindenit deri te semafori në udhëkryqin me Rrugën Radovan Coniq, prej ku kthehen nga ana tjetër nëpër Rrugën e Ilindenit deri te rrethi në Sheshin Iliria, ku të gjithë fëmijët do të lënë lodrat e tyre te rrethi me mesazhin ndërrojmë lodrat për filtra, me çka përfundon edhe protesta.

“Si organizatore jemi një grup nënash të cilat jemi mbledhur për të shprehur pakënaqësinë tonë rreth ndotjes alarmante të ajrit në Tetovë, gjë që paraqet rrezik për shëndetin e të gjithë banorëve të Pollogut dhe veçanërisht për shëndetin e më të shtrejtëve tanë – fëmijëve.
Kjo protestë që organizohet në shenjë pakënaqësie do të ngërtheje edhe disa aktivitete të shkurta edukativo-kulturore në sheshin e qytetit me çka në mënyrë simbolike do të mundohemi të përshkruajmë jetën e qytetarëve tanë”, thonë nga kjo organizatë.

Lajme të ngjashme

Back to top button