Maqedonia dhe Shqipëria me marrëveshje në sferën e kulturës

Ministritë e Kulturës të Republikës së Maqedonisë dhe Shqipërisë sot do të nënshkruajnë Program për bashkëpunim për periudhën 2015-2020. Programin në Shqipëri do ta nënshkruajnë ministrat e Kulturës të të dy vendeve, Elizabeta Kançeksa-Milevska dhe Mirela Kumbaro.

“Ky dokument i rëndësishëm do të paraqesë kornizë ligjore për avancimin e bashkëpunimit, si dhe për intensifikimin e këmbimit të projekteve mes institucioneve të kulturës nga të dy vendet. Me nënshkrimin e Programit për bashkëpunim, do të hapet mundësia që në nivel vjetor të dakordohen aktivitetet të cilat do të realizohen mes të dy palëve”, njoftoi Ministria e Kulturës.

Lajme të ngjashme

Back to top button