Eco Guerilla apelon të mos ketë manipulime gjatë vendosjes së filtrave të Jugohromit

Lëvizja Eco Guerilla e mirëpret lajmin për vendosjen eventuale të filtrave nga ndotësi më i madh, “Jugohrom”.

“Për shkak të dyshimeve ose manipulimeve eventuale në implementimin e këtij projekti, duke pasur parasysh që deri më tani “Jugohromi” dhe Ministria e Ekologjisë kanë bërë shkelje flagrante të ligjit lidhur me detyrimet e tyre për të informuar qytetarët dhe për t’i përfshirë në vendimmarrje për çështje që lidhen me mbrojtjen e ambientit jetësor.  Kërkojmë që në bazë të ligjit për ambient jetësor neni 51 dhe 52 për qasje në informacion të qytetarëve dhe për inetresin publik të njihemi nga afër dhe drejtëpërsëdrejti me programin i cili duhet të implementohet për të parandaluar helmimin e mëtutjeshëm të ajrit, tokës dhe ujit në Tetovë dhe rrethinë.

Në të kundërtën, kjo nga ne do të vlerësohet si spekulim i rradhës dhe blerje kohe për të defokusuar opinionin publik dhe qytetarët nga problemi i ndotjes enorme të Tetovës.

Poashtu, kërkojmë që në Tetovë përveç matjes së grimcave PM10 të bëhet edhe matja e grimcave PM 2,5 (grimca të imta që vendosen në thellësi të mushkërive) njësoj si që maten në Shkup dhe angazhim shumë më serioz nga Inspektorati i mjedisit për matjen e ndotjes dhe vendosjen e filtrave.

Shpresojmë që pas kësaj të dy subjektet do t’i respektojnë detyrimet e tyre që dalin nga ligji dhe konventat ndërkombëtare që të informojnë me transparencë për aktivitetet rreth mbrojtjes së ambientit jetësor dhe të mundësojnë pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje”, thonë nga Eco Guerilla.

Lajme të ngjashme

Back to top button