Arsimtarët nuk janë të kënaqur me marrëveshjen mes SASHK-ut dhe MASH-it

Plenumi i arsimtarëve thotë se as dënimet nuk kanë kuptim dhe as shpërblimet nuk kanë rëndësi, pas marrëveshjes ndërmjet SASHK-ut dhe MASH-it për të mos pasur dënime nga testimet eksterne.

Nga Plenumi i arsimtarëve thonë se është irelevante nëse notat e arsimtarëve përputhen ose jo me ato të testimeve eksterne sepse një test nuk mund të përmbaj kritik shkencore dhe nuk ka bazë për të ekzistuar.

Testimi ekstern, sipas anëtarëve të Plenumit është “Rolet ruse” apo lotari e cila është nënçmuese dhe nënvleftësim të profesionit – mësues. Nga Plenumi i ftojnë të gjithë arsimtarët që të tërhiqen nga shpërblimet që të ruhet dinjiteti i profesionit.

 

 

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Gjendja në arsim është rezultat i aftësisë së punonjësve kurse i ashtuquajturi SASHK është produkt i frikacakëve që janë vënë nëpër organizatat sindikale dhe që janë qysh nga sistemi i monizmit trashëgues nga prind që ishin në sindikatat socialiste prej1946 e Këtej. Me këta sindikal-stalinist do të kemi punë edhe gjatë në Rm

  2. Kjo është një marveshje për të hudhur hi sive.Asgjë ska nga kjo marveshje,testimi ekstern ekziston, dënimet pë arsimtarët ekzistojnë por në uljen e dënimeve nga 1 vit në 9 muaj me vlerën e 40 % te afro 200euro..Ska dobi nga kjo sindikat totalisht e politizuar(qeveritare)por tash duhet vazhdojmë betejën tonë me PLENUMIN mësimdhënësve, që janë formuar në shumë qytete të R.Maqedonisë,për ti kordinuar kërkesat tona rrugëdalje tjetër s,ka

Back to top button