Të rinjtë mblidhen për “Tetova Bike”: kërkojmë qytet më të pastër (VIDEO)

Një grup i të rinjve nga Tetova janë bërë tokë në kuadër të nismës vullnetare Tetova Bike (Tetova në biçikletë) për të iniciuar ndryshim në kulturën dhe mentalitetin e qytetarëve në fushën e transportit në Maqedoni në përgjithësi dhe në Tetovë në veçanti.

Ata të dielën organizuan një aktivitet rekreativ në qytetin e Tetovës ku morën pjesë dashamirët e biçiklizmit.
“Evenimenti i së dielës ishte hapi ynë i parë për këtë vit kalendarik. Qëllimi i organizimit ishte inkurajimi dhe ndërgjegjësimi i opinionit publik dhe qytetarëve për nevojën e veprimit urgjent për të luftuar ndotjen e shkaktuar nga trafiku i makinave dhe ndotjes së ambientit në përgjithësi në qendrat urbane. “thonë organizatorët.
Motoja e tyre është “për një Tetovë më të pastër dhe për shëndet më të mirë “, moto e cila mund të bëhet realitet vetëm dhe vetëm nga përkushtimi dhe kontributi i secilit prej nesh, thonë ata.

Tetova Bike
Tetova Bike

“Mundohemi ta gjallërojmë qytetin tonë – Tetovën. Vlen të theksohet se ngasja e biçikletës është një prej mënyrave më ideale për të përmirësuar gjendjen e përgjithshme shëndetësore. Të gëzosh një qytet aktiv, frymëzues dhe të pastër është një e drejtë po dhe një detyrim për çdo qytetar.” thonë organizatorët për Portalb.

Lajme të ngjashme

Back to top button