Najçevska: Gruevski nuk i mohoi keqpërdorimet

“13 faqe parulla boshe”, kështu e vlerëson fjalimin e  djeshëm të kryeministrit Nikolla Gruevksit në tubimin e VMRO-DPMNE-së, në Shkup, profesoresha Mirjana Najçevksa.

“Gruevski në fjalimin e tij nuk mohoi se MPB ka pasur shtab të VMRO-DPMNE-së, nuk mohoi se policia se polica është përdorur për qëllime partiake në zgjedhje dhe nuk mohoi se ka pasur presion ndaj administratës dhe se janë keqpërdorur romët dhe fëmijët pa prindër.

“13 faqe parulla boshe, premtime para zgjedhore, fjalë të cilat shumë lehtë mund të kontestohen.”, shkroi Najçevska.

Sipas saj, ndoshta është mirë që edhe një kohë të qëndroj në pushtet Gruevski.

“Ndoshta është mirë që të qëndroj Gruevski edhe për një kohë. Ndoshta kur do të shkatërrohet gjithçka, njerëzit do ta kuptojnë se çka po i ndodh. Vetëm se në ato momente, vjen në shprehje dhuna. Të uriturit, të tradhtuarit, të manipuluarit dhe nënçmuarit shkelin gjithçka para tyre”, shkruan Najçevska

Lajme të ngjashme

Back to top button