Recension: Nuk ka Maqedonas në Evropë! Thotë harta e Karl Biltit

Ka të drejtë, shumë të drejtë, lexuesi i “Shërbimit për verifikimin e fakteve nga mediat” kur, duke e propozuar këtë përmbajtje mediatike për recension, thotë: “…hartën nuk e ka vizatuar Karl Bilti, por dikush tjetër…, ai vetëm e ka shpërndarë. Sigurisht nuk e ka kontrolluar se sa e saktë është ajo.”

Kjo është plotësisht e saktë për shkak se harta fillimish është publikuar në rrjetin social Reddit, e pastaj në Brilliant Maps, prej ku nëpërmjet re-tweet-it ka ardhur në profilin e Karl Biltit në Twitter. “Reddit” është rrjet social në të cilin shfrytëzuesit shpërndajnë përmbajtje në kategori të ndryshme, e pastaj anëtarët e atij komuniteti votojnë dhe debatojnë për atë përmbajtje. Ueb-faqja nuk ka asnjë pretendim shkencor, e as politik, për ndonjë saktësi dhe vetëm ashtu duhet të shihen ato përmbajtje, edhe pse janë mjaft të lexuara. Interesante, ngjashëm sikurse edhe komenti i Biltit.

Ndërsa, tweet-i i Karl Biltit nuk thotë asgjë tjetër, përveç:

European nations according to second largest nationality within them. Interesting. (Shtetet evropiane sipas nacioanalitetit të dytë më të madh. Interesante.)

Mirëpo, për medien, përmbajtjen e së cilës e recensojmë, kjo ka shumë pak rëndësi. Ajo që është e qartë, është se autori i kësaj përmbajtjeje reagon në fjalët kyçe. Në këtë rast, kanë hasur në motivimin për aktivizëm “Karl Bilt” dhe e kanë startuar “të vërtetën” e tyre për profilin e politikanit suedez.

03102015-MediaMK-BiltLinku deri te artikulli origjinal: Nuk ka Maqedonas në Evropë! Thotë harta e Karl Biltit

Data dhe koha e publikimit: 11.03.2015 23:57

Data e recensionit: 11.03.2015

Recensues: Zoran Bojarovski

Që ta arsyetojnë veprimin e tyre, autorët e këtij teksti, fillimisht na ofrojnë një mini-portret të Biltit, kuptohet krejtësisht të njëanshëm, e me këtë edhe mjaft problematik nga aspekti profesional etik: Paska qenë përfaqësues innjohur i shkatërrimit të Jugosllavisë… Përkrahës i aksioneve të muxhahedinëve dhe i paramilitarëve të shqiptarë në Kosovë dhe në Maqedoni… Si rezultat i politikave të Biltit dhe i bashkëmendimtarëve të tij, ne në rajon jemi në armëpushim deri sa të zgjasë ai…

Në një kornizë të këtillë pastaj është vendosur e gjithë përmbajtja, në të cilën asnjë element që lidhet me hartën dhe me Biltin – nuk është i saktë.

Konstatuam se harta nuk është e këtij politikani, kështu që bien në ujë të gjitha fjalitë që fillojnë me “Sipas Biltit…”, “Harta e Biltit”, “Sipas tij”. E, pothuajse, në plan të parë e vë Biltin si autor dhe fajtor për këtë hartë.

Duke i lënë anash të gjitha “mëkatet” që i përkshkruhen diplomatit suedez, sa i përket komenteve për Maqedoninë, hartës dhe për Maqedoninë, do të shërbehemi me komentin e lexuesit tonë që na propozoi ta recensojmë këtë përmbajtje. Ai thotë:

“Karl Bilt ka qenë (ose është, v.j.) ai që ka thënë se nuk ka maqedonas në Evropë për shkak se nuk qenkan të pranuar maqedonasit në Bullgari dhe në Greqi!? Politika e atyre vendeve ndaj maqedonasve është absolutisht për t’u dënuar, mirëpo Karl Bilti nuk është i përzier në të.”

Përfundojmë me titullin e këtij teksti, i cili, poashtu, është plotësisht joadekuat dhe i nxjerrë pa argumente. Në fakt, duhet të theksojmë edhe një herë: As harta nuk është e Biltit, e as, që diku ai thotë se në Evropë nuk ka maqedonas.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button