Dy modelet më të bukura në botë (FOTO)

Ndonëse janë vetëm 10-vjeçare

Kristina Pimenova nuk është e vetja modele e vogël më e famshme në botë. Tani ka edhe një sozi. Vogëlushja ruse ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve pak muaj më parë, kur edhe u vë në qendër të kritikave për fotot që e ëma i ka publikuar në rrjetet sociale (Facebook, Twitter dhe Instagram), në të cilat ajo numëron me mijëra e miliona ndjekës. Vogëlushja ruse me flokët bionde natyralë dhe sy të mëdhenj bojëqielli, është e vështirë mos të tërheqë vëmendjen e të gjithëve.

Kristina është vetëm 9 vjeç, por është një yll tashmë. Ka pozuar për marka të famshme si “Armani”, “Benetton” e “Burberry” dhe është kërkuar për “Roberto Cavalli”, “Replay”, “Silvian Heach” dhe “Fendi”. E konsideruar si vajza më e bukur në botë, fotot e saj nuk kanë kaluar pa kritika, një ndër të cilat ishte se vogëlushja 9-vjeçare dukej shumë seksi. (Për të mësuar më shumë për Kristina-n, klikoni këtu).

Elizabeth Hiley është 10-vjeçarja kanadeze, e cila nuk është modele, as ka pozuar për marka të famshme si Kristina, por po bëhet e famshme për shkak të saj. Elisabeth është konsideruar si sozia e Kristina Pimenova-n dhe, siç i shihni këto foto, vajzat janë vështirë të identifikohen përballë njëra-tjetrës.

Në një prononcim për “Daily Mail”, pak javë më parë, e ëma e Elisabeth, Anne-Marie Ashcroft, ka deklaruar se ka mbetur e shokuar, ndërsa ka parë fotot e modeles 9-vjeçare, e cila ishte krejtësisht e ngjashme me të bijën.

Lajme të ngjashme

Komentet

Back to top button