Tjetër dështim për Interin

Interi nuk arriti ta ndjek ëndrrën për pozitën e tretë në Serie A këtë edicion.

Pas humbjes që Napoli e pësoi, Interi nuk arriti më shumë se një barazim 1:1 kundër Cesenas në Milano.

Gregoire Defrel (30’) kaloi Cesenan në epërsi në këtë sfidë, para se Rodrigo Palacio (48’) t’i barazonte shifrat.

Interi tani ka 37 pikë në pozitën e shtatë në renditje, pesë më pak se Sampdoria që është e gjashta.

Lajme të ngjashme

Back to top button