MASH dhe SASHK arrijnë marrëveshje, hiqen dënimet për testimin ekstern

Kreu i Sindikatës së Arsimit dhe Shkencës Jakim Nedellkovski si dhe Ministri i Arsimit Abdilaqim Ademi, njoftuan sot se kanë arritur marrëveshje për plotësimin e disa prej kërkesave të arsimtarëve gjatë periudhës që vijon, përfshirë këtu edhe gjoba më të ulëta për evidencën pedagogjike e cila në vitin 2017, do të jenë ekskluzivisht elektronike. Hiqen gjobat për vlerësime të gabuara të profesorëve dhe arsimtarëve gjatë testimeve interne dhe eksterne. Por, nuk do të ketë rritje rrogash në periudhë më të afërt. Nedellkov vlerëson se nuk i ka zhgënjyer arsimtarët me marrëveshjen e arritur, megjithë reagimeve të disa antarëve në momentin e ndaljes së grevës për fillimin e negociatave, njofton Alsat-M.

“Të gjitha ato pika, të gjitha kërkesat që dorëzuam në ministri, ishin shqyrtuar në bisedimet mes grupeve punuese të SASHK-ut dhe ministries që rezultoi me pranimin e kërkesave të Këshillit të SASHK-ut. Me këto kërkesa përfshihen çështjet më të rëndësishme që SASHK-u i konsideron si çështje të cilave duhet tu qaset seriozisht. Ajo që ishte më e rëndësishme për anëtarësinë tonë, në pjesën e sanksioneve për testimin intern dhe ekstern, gjetëm marrëveshje të përbashkët që në arsimin fillor dhe të mesëm të mos ketë asnjë lloj dënimi. Vlerësuam se testimi esktern duhet të vazhdojë më tej”, tha Jakim Nedellkov, Kreu i SASHK-ut.

Sa i përket kërkesave të Plenumit të gjimnazistëve për heqjen e matematikës nga matura shtetërore dhe largimin e tërësishëm të testimit ekstern, ministri Ademi tha se qëndrimi i tij tashmë është i njohur se ky lloj i testimit nuk do të hiqet nga sistemi arsimor pasi ka për qëllim kualitetin. Nuk do të hiqet as matematika, pasi sipas Ademit nxënësit kanë qenë të njoftuar me kohë se detyrimisht do duhet ti nënshtrohen atij.

Lajme të ngjashme

Back to top button