Nuk janë ters vetëm numrat 13 dhe 17…ka dhe tjerë

Ndoshta 13 dhe 17 nuk janë numrat e vetëm te cilët ne disa vende dhe kultura popullore quhen ndryshe edhe numra ters.

1. Ne vendet anglosaksone, supersticiozët quajnë te pafat numrin 13 dhe ditën e premte, ndërkohë qe ne disa vende te tjera, ne këtë kategori futet edhe numri 17, duke e lidhur këtë edhe me disa koincidenca fatkeqe, por po kështu si ters vlerësohen edhe numra te tjerë. Një rast interesant është ai ne Bullgari ku është hequr nga përdorimi numri 0888888888, pasi brenda dhjete vitesh, tre persona kane vdekur, ndërkohë qe kane pasur ne përdorim këtë si numër telefoni.

2. Ne shume vende numri 7 quhet me fat, por ne disa te tjerë, ne radhe te pare ne Kine, ky është një numër ters. Ne këtë vend te madh, ky numër është simbol i abandonimit, urrejtjes apo vdekjes. Muaji i shtate sipas kalendarit kinez është muaji i fantazmave, por ka edhe disa supersticizma te tjera qe lidhen me fatin e tragjedisë se avionit 17 te linjës malajziane qe ra mbi Ukraine. Ishte një avion Boeing 777, ndërkohë qe ngjarja ndodhi ne 17/7 dhe avioni ishte blere nga kompania ne vitin 1997 dhe ishte ne shërbim prej 17 vitesh.

3. Numri 39 është ters ne besimin afgan. Këtu banoret paguajnë shume te mëdha për ta hequr këtë numër nga targat e makinave. Ky besim lidhet me historinë e një personi qe drejtonte një rrjet prostitutash, dhe ishte mbiquajtur 39­ta, për shkak te numrit te targës se makine se tij.

4. Ne Australi është ters numri 87. Kjo lidhet me një lojtar te famshëm te kriketit, qe e lidhte këtë numër me një seri fatkeqësish qe kishin ndodhur ne fushën e lojës.

5. Ne Kine është ters edhe numri 250. Kjo pasi ne gjuhën vendase, mandarine, shqiptimi i fjalës tingëllon me si të thuash “budalla”, por edhe me faktin qe 250 është gjysma e gjysmës se numrit 1000, qe ne Kinën e lashte përdorej si një masë standarde për te treguar diçka me vlere. Ne këtë rast, 250 presupozon një diçka pa vlere.

6. 11. Edhe ky numër vlerësohet si ters, dhe te gjitha besimet ne këtë rast lidhen me tragjedinë e 11 shtatorit te vitit 2001. Avioni i pare qe u përplas me kullat ishte American Airlines 11, kish 92 pasagjere (9+2=11) dhe 11 shtatori është dita e 254 e vitit (2+5+4=11).

7. Ne Indi është ters numri 26. Kjo lidhet me tërmetin e vitit 2001 qe përkoi pikërisht ne datën 26, por edhe me cunamin e vitit 2004 i cili ndodhi ne 26 dhjetor. Ne Mumbai ne 26 maj 2007 ndodhi një atentat me shume viktima. 8. Numri 191. Edhe ky përbën një tjetër numër ters dhe ne flotat ajrore amerikane ky numër nuk ekziston, gjë qe ka lidhje me një seri incidentesh dhe aksidentesh qe kane ndodhur ndërmjet viteve 1972 dhe 2012

Lajme të ngjashme

Back to top button