Fronti për lirinë e të shprehurit kërkon tërheqjen e ligjeve për mediat nga procedura kuvendore

Në kumtesën e Frontit për liri të të shprehurit kërkohet tërheqja e ligjeve për mediat nga procedura kuvendore. Si të papranueshme konsiderohen si procedura ashtu edhe masat ligjore të parapara me këto ligje me të cilat shtesë do t’i shkaktohet goditje lirisë së të shprehurit dhe mediave në Republikën e Maqedonisë.

Fronti për liri të të shprehurit kërkon nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, t’i tërheq nga procedura ligjet e propozuara: ligjin për mediat dhe ligjin për shërbime mediale audio dhe audiovizuale , pasi që përmes tyre në mënyrë shtesë do të rrezikohet liria e të shprehurit në Maqedoni, veçanërisht me përfshirjen e paarsyeshme të mediave të shtypit dhe atyre në internet me rregullativa të reja.

Një pjesë e madhe e çështjeve që këto ligje kinse i zgjidhin tashmë janë të përfshira me Ligjin për radiodifuzion, Kodin penal dhe Ligjin për përgjegjësi civile për fyerje dhe shpifje. Njëherësh, ligjet e reja mediale injorojnë faktorë kyç të cilat mundësojnë korrupsion të mediave me para publike dhe jokarakteristike për shoqëritë demokratike, përzihen në sferën e vetërregullimit të profesionit të gazetarisë.

Si të papranueshme e konsiderojmë procedurën e propozuesit të legjislaturës së re mediale, me aktrimin e debatit publik dhe konstruktivitetit, t’i sjell ekspertët e huaj për t’i konsultuar në përgatitjen e ligjeve, ndërsa pas largimit të tyre, me amendamente të dorëzuara nga deputetët nga shumica parlamentare, t’i kthejë në lojë të gjitha dispozitat problematike të cilat gjoja janë ndryshuar ose hedhur nga propozim-ligji për mediat dhe propozim-ligji për shërbime mediale audio dhe audiovizuale

Ligjet e propozuara, në versionin aktual, munden vetëm ta përforcojnë kontrollin që pushteti e ka mbi pjesën më të madhe të mediave në Maqedoni. Në mënyrë plotësuese, dhënia e kompetencave, Agjencisë së plotfuqishme për mediume audio dhe audiovizuale dhe mbi mediat e shtypit dhe onlajn, e zbulon qëllimin për t’u vendosur kontroll edhe mbi këta sektorë medial.

Ligjet e propozuara nuk bëjnë asgjë për ta rregulluar ose eliminuar praktikën e ndarjes së të ashtuquajturave “reklama qeveritare”, që është instrumenti kryesor për korruptimin e skenës mediale. Përkundrazi, me ndryshimet e propozuara në nenin 92 të Propozim-ligjit për shërbime mediale audio dhe audiovizuale, pushteti siguroi edhe burim të ri të mjeteve që mund të ridestinohen drejt mediave miqësore, sipas kritereve të cilat nuk i dimë dhe të cilat duhet të aprovohen.

Për mediat e tjera, në vend të karotës, këtu është shkopi në formën e dispozitave ndëshkuese të cilat, përveç se parashohin gjoba të larta për standardin tonë, mund të jenë lëndë e një vendimi arbitrar të një njeriu, drejtorit të Agjencisë për media audio dhe audiovizuale. Drejtori i Agjencisë shndërrohet në “mbret të vërtetë medial” i cili sipas vullnetit të tij do të vendos për fatin e mediave në Maqedoni.

Edhe pse, ligjet e propozuara askund nuk e përdorin fjalën “censurë”, për nga fryma e tyre dhe  zgjidhjet të cilat i ofrojnë, bëjnë diçka akoma më të tmerrshme: i detyrojnë dhe i drejtojnë mediat dhe gazetarët drejt vetë-censurës, e cila do të jetë garancia e vetme se do të mund të mbijetojnë në të ashtuquajturin “treg medial” në Maqedoni. Kjo, nga këndvështrimi i lirisë së të shprehurit është situatë shumë më e keqe dhe më e rrezikshme.

Fronti për lirinë e të shprehurit (sloboda.kauza.mk) është platformë e gjerë e përbërë nga individë, organizata, institucione dhe grupe joformale të cilët funksionojnë si rrjet joformal me një qëllim të përbashkët – lirinë e të shprehurit fillimisht në Republikën e Maqedonisë, por edhe kudo në botë. 

Frontin e përbëjnë organizatat civile si në vijim: Komiteti i Helsinkit për të drejta të njeriut në RM, Qendra për zhvillimin e mediave (QZHM), Metamorfozis, fondacion për internet dhe shoqëri, Civil – Qendër për liri, Fondacioni Shoqëri e hapur Maqedoni (FSHHM), OJQ Infoqendra, Koalicioni “Të drejtat seksuale dhe shëndetësore të bashkësive të margjinalizuara” – Shkup, Qendra e Maqedonisë për arsim evropian (QMAE), Opinion – Qendër për politika të reja dhe liri të mediave, “Jadro” – Asociacioni i skenës së pavarur kulturore, Shoqata e qytetarëve Kontrapunkt. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button