Putin: Moska shpëtoi jetën e Yanukovychit

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duke folur në një dokumentar për aneksimin e Krimesë nga Rusia, ka thënë se jeta e ish-presidentit të Ukrainës, Viktor Yanukovych, ka qenë në rrezik, si rezultat i “revolucionit” që ka përmbysur atë, raporton rel.

Agjencitë ruse të lajmeve raportojnë se Putin ka thënë në dokumentar se “për ne ka qenë e qartë dhe ne kemi marrë informacione se ka pasur plane jo vetëm për kapejn e tij, por edhe për eleminimin e tij fizik”.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, ka thënë se udhëheqësi rus do ta shohë sonte shfaqjen e dokumentarit: Krimeja, rruga për në shtëpi.

Putin nuk është para në publik ose drejtpërdrejt në televizion qysh më 5 mars, duke nxitur thashetheme se ai është i sëmurë.

Lajme të ngjashme

Back to top button