Eva Longoria, më shumë se një “shtëpiake e dëshpëruar”

Aktore, modele, producente, sipërmarrëse. Shkruan një libër kuzhine dhe është diplomuar me një tezë të suksesshme latine në shkenca.

Eva Longoria, aktorja 40 vjeçare në një nga serialet më të shikuara televizive, është më shumë se një “shtëpiake e dëshpëruar”.

Në moshë të re Eva dhe pse nuk ishte në gjatësinë e duhur, vetëm 1 metër e 57 cm, falë karakterit të saj, fytyrës së saj ëngjëllore dhe vendosmërisë e cuan atë në samit pavarësisht shtatit të saj, duke e lejuar atë të fitonte një konkurs bukurie dhe duke u bërë kështu një nga modelet më të kërkuara të modës.

Pastaj ajo ndoqi një karrierë si aktore dhe këto vitet e fundit si sipërmarrëse, ku jo më larg se në vitin 2012, sipas Forbes ajo fitoi 15 milion dollarë.

Eva Longoria, e njohur si Gabrielle Solis në serialin Desperate Housewives (shtëpiake të deshpëruara), vjen nga një familje meksikane dhe ka lindur në 15 mars të 1975 në Corpus Chrsiti, Texas (SHBA).

Lajme të ngjashme

Back to top button