“Gërdeci”, Tahiri: Ditë e zezë për drejtësinë, më pak vite dënimi se jetë të humbura

7 vjet nga tragjedia e rëndë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri deklaron se 15 marsi është një ndër ditët më të zeza e të turpshme për drejtësinë shqiptare.

Tahiri në një postim në rrjetin social facebook tha se janë më pak vite dënimi sesa jetët e humbura në këtë tragjedit.

“Sot eshte nje nder ditet me te zeza e te turpshme per drejtesine. Nje biznes i lidhur me majen e pushtetit dhe zemren e familjes se ish KM.

Femije, gra e burra te vrare nga babzia per fitim. Vite denim me pak se numri i jeteve te humbura.

Ish Ministri Mbrojtjes vijon te mos gjykohet sepse rifitoi mandatin e deputetit, dmth imunitetin. Skandal qe vazhdon, deri ne kufijte e mosveprimit kriminal nga drejtesia. I biri i ish-kryeministrit nuk u pyet kurrë, as edhe një herë të vetme. Ish-ministri i Drejtësisë dhe një deputet tjetër, që i shërbenin ‘kopsitjes’ së letrave, nuk u pyetën kurrë gjithashtu”, shkruan Saimir Tahiri në Facebook.

Duke rikujtuar se sot këta persona janë të lirë, pa e ndierë aspak peshën e drejtësisë dhe as peshën e turpit publik, Tahiri u jep përgjigje edhe atyre njerëzve që mendojnë se zbardhja e kësaj ngjarjeje është përgjegjësi e mazhorancës.

“Kush mendon që edhe kjo është përgjegjësi e mazhorancës, le të kuptojë se është vetëm Prokuroria dhe gjykata, që mund të veprojë për këtë çështje. Reforma në drejtësi është angazhim i mazhorancës e kjo po ndodh me shpejtësi, që të tilla gjëra të mos ndodhin kurrë më, në të ardhmen”, përfundoi, ministri Tahiri.

Lajme të ngjashme

Back to top button