Hapet pas dy muajsh supermarketi në Paris ku u vranë 4 pengje

Hapet pas dy muajsh supermarketi i hebrenjve në Paris, ku katër pengje humben jetën si pasojë e sulmit të ekstremistit islamik. Ministri i Brendshëm francez Bernard Casanueve tha se kjo tregon që jeta është më e fortë se barbaria.

“Rihapja  me shumë guxim e këtij dyqani për të qenë pranë komunitetit hebre,  tregon se  jeta është më e forte.  Ky akt tregon se ne jemi këtu dhe dë të vazhdojmë të jetojmë të lirë në një vend ku vëllazëria dhe vlerat e lirisë do të jenë gjithmonë më të forta se të gjitha format e dhunës, u shpreh Cazeneuve.

Sulmi i 9 janarit tronditi jo vetëm Francën por të gjithë Europën.  Amedy Coulibaly, militant i Shtetit Islamik, vrau edhe një police një ditë para se të vriste katër pengjet. Ai ishte i koordinuar me dy persona të armatosur të tjerë, të cilët vranë 12 njerëz në redaksinë e revsitës satirike  Charlie HEBDO .

Menaxheri i supermarketit Kosher Laurent Mimoun tha se jemi hapur sërish, por pa asnjë gjurmë të vrasjeve të janarit. Duke nënvizuar se ata nuk do të harrojnë asnjëherë viktimat, ai tha se supermarketi ka tashmë një staf të ri, pasi stafi i vjetër ndodhet ende në shok nga sulmet.

Franca ka numrin më të madh të popullsisë hebreje dhe muslimane gjithashtu në Bashkimin Europian. Pas sulmeve kryeminsitri i Izraleit Benjamin Netanjau ftoi të gjithë hebrenjtë të ktheheshin në tokën  e tyre, kurse kryeministri francez Manuel Val ka bërë të pamundurën ti bindë henbrenjtë se Franca është e sigurtë pavarësisht sulmeve vdekjeprurëse.

Lajme të ngjashme

Back to top button