fbpx

Shkupi u kthehet fitoreve, Drita humbet në shtëpi

Skuadra e Shkupit është kthyer në mënyrë më të mirë deri te fitorja duke e mundur si mysafire skuadrën e Makedonija Gj.P me rezultat minimal 1:0.
Me një fushë të vështirë dhe një kundërshtarë krejtësisht tjetër nga sezoni vjeshtor, Shkupi ka arritur që të arkëtojë tri pikët e para në sezonin pranveror dhe të kthej përsëri diferencë dyshifrorë ndaj ndjekësve të saj Gostivarit, Mlladostit dhe Vëllazërimit.

Pjesa e parë është dominuar nga skuadra nikoqire, e cila me disa gjysmë raste ka tentuar që të befasojë portierin Zendeli. Shkupi gjithashtu nuk e la pa dërguar sinjale për të shënuar gol në pjesën e parë, ndërsa një herë tentoi Muharrem Bajrami me një goditje shumë të fortë nga distanca dhe më pas edhe Maksuti dhe Zuka.

Në pjesën e dytë Shkupi tregoi formë krejtësisht tjetër, ndërsa trajneri Ramadani bëri tri zëvendësime të cilat edhe u treguan shumë të sakta. Nga loja u larguan Goran Maznov (Besar Iseni), Flakron Ajdari (Kenan Vatiq) dhe Mumin Sallahi (Fatmir Arifi).
Besar Iseni pesë minuta para fundit, me një goditje të fortë nga distanca e largët nuk i dha mundësi portierit nikoqir që ta shef topin i cili përfundoi në rrjetë. Ndeshjen e radhës Shkupi e luan në Çair ku pret skuadrën që mban fundin e tabelës, Napredokun e Kërçovës.

Nga ana tjetër ka befasuar Drita e Bogovinës e cila ka humbur në shtëpi nga Kozhufi me rezultat të lartë 0:4 duke e humbur hapin për të siguruar një vend për ekzistencë, pasi në xhiron e radhës do të ketë një ndeshje shumë të vështirë kur do të udhëtojë drejt lagjes Maxhari në Shkup për tu përballur me Euromilkun. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button