Bregallnica ja ndali hovin Shkëndijës

Është ndalur hovi i fitoreve të Shkëndijë së Tetovës pikërisht në Shtip dhe atë nga një skuadër që po lufton për të siguruar ekzistencën në ligën e parë.

Ekipi kuqezi nuk ia doli të shënoj fitore kundër Bregallnicës së udhëhequr nga strategu Vllatko Kosotov, i cili që në vigjilje të ndeshjes kishte thënë se barazimi për ta është si fitore.
Pas këtij barazimi, Shkëndija ka humbur hapin me Vardarit dhe Rabotniçkin, skuadra këto që kanë shuana si mysafire. Vardari e mundi Turnovën me rezultat 0:2, ndërsa Rabotniçki me një futbollist më pak ishte më i mirë se Pelisteri 1:3. Tani diferenca e Shkëndijës me Vardarin është thelluar në 10 pikë, ndërsa me Rabotniçkin në 7 pikë.

Në takimin në mes Sileksit dhe Metalurgut nuk pati fitues, pasi dy ekipet shënuan nga një gol 1:1. Të shtunën, Renova mundi Teteksin me rezultat 1:2.

Rezultatet e xhiros së 20-të:
H.Turnovo-Vardari 0:2, Bregallnica-Shkëndija 0:0, Pelisteri – Rabotniçki 1:3, Sileksi – Metalurgu 1:1, Teteksi – Renova 1:2
Renditja: Vardari 47 pikë, Rabotniçki 44, Shkëndija 37, Renova 32, Sileksi 29, Metalurgu 25, Turrnova 21, Pelisteri 18, Bregallnica 17, Teteksi 6 pikë. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button