Erëra me shpejtësi deri në 300 km në orë shkatërruan Vanuatun

Kanë nisur të arrijnë ndihmat e para në arkipelagun Vanuatu të Paqësorit, i cili është goditur rëndë nga cikloni Pam.

Aeroplanë me furnizime nga Australia dhe Zelanda e Re tashmë kanë arritur, ndërsa edhe vende të tjera janë zotuar se do të ndihmojnë, transmeton REL.

Presidenti i Vanuatu-s, Baldwin Lonsdale e ka përshkruar ciklonin si “përbindësh”.

Ai ka thënë se erërat e fuqishme kanë shkatërruar shumicën e ndërtesave në kryeqytetin Port Vila, përfshirë shkolla dhe spitale.

Së paku tetë persona raportohen të vdekur.

Cikloni Pam ka sjellë erëra me shpejtësi deri në 300 kilometra në orë, mëngjesin e së shtunës, në Vanuatu.

Lajme të ngjashme

Back to top button