Nafta, mblidhen në Tiranë kompanitë lidere të energjisë në botë

Disa nga kompanitë më të njohura botërore në fushën e energjisë do të mblidhen të martën në Tiranë, në një samit të posaçëm mbi burimet e naftës dhe gazit.

Samiti ka për qëllim të promovojë burimet natyrore të vendit dhe të njohë investitorët e huaj me procedurat e reja, përmes të cilave Qeveria synon t’i japë për kërkim apo shfrytëzim zonat e lira të naftës dhe gazit.

Burime zyrtare nga Ministria e Energjis? dhe Industris? thonë se pjes? e samitit do t? jen? kompanit? “SOKAR”, “SHELL”, “BP”, “Ekson Mobil”, “Anadarko”, “ENI”, “Fluksis”, “NIS” e “Repsol”.

Në total numërohen 13 blloqe të lira të naftës dhe gazit në vend. Ato janë të shtrirë në zona të ndryshme dhe për të gjitha janë kryer kërkime të mëparshme, ku është konkluduar se ka potencial për rezerva. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button