Tiranë, tjetër alarm për bombë, tjetër alarm i rremë

Një alarm për bombë ka vënë në lëvizje njësitë antieksploziv të kryeqytetit ditën e dielë. Qytetarët kanë njoftuar policinë kur kanë parë një valixhe të dyshimtë pranë Radio Televizionit Shqiptar.

Policia rrethoi zonën ku është gjetur valixhia dhe ekzaminoi përmbajtjen e saj duke dalë në përfundimin se brenda nuk kishte lëndë plasëse dhe se bëhej fjalë për një alarm të rremë.

Edhe ditën e djeshme pati një alarm për bombë në Tiranë, kësaj radhe në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”. Uniformat blu u sinjalizuan nga qytetarët, të cilët panë me dyshim një qese të mbështjellë me letër ngjitëse, të hedhur pranë një dyqani, jo larg zyrave të Prokurorisë së Tiranës.

Nga kontrollet e kryera rezultoi se brenda plastmasit ka pasur vetëm mbeturina.

Ndërsa një javë më parë, një alarm i ngjashëm vuri në lëvizje strukturat policore të kryeqytetit pas gjetjes së një çante tek parku “Rinia”.  Bëhej fjalë për një çantë blu sportive, që pas shpërthimit të kontrolluar nga forcat xheniere rezultoi të kishte  brenda gazeta e letra dhe asnjë lëndë shpërthyese./ Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button