Një djalosh nga Çellopeku pëson rëndë nga kafshimi i një qeni

Një 15 vjeçar nga fshati Çollopek i Tetovës ka marrë lëndime në kokë dhe ne  pjesë të trupit nga kafshimi i një qeni në mëngjesin e sotëm.

Djaloshi është dërguar në spitalin e Tetovës dhe pasi është ndihma mjekësore është ndaluar për mjekim të mëtutjeshëm.

Policia ka bërë hetim në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar asnjë qen i madh ka dalë nga boksi dhe ka kaluar në oborrin e komshiut ku e ka sulmuar djaloshin.

Sipas zëdhënësit të policisë së Tetovës, Marjan Josifovski, policia ka paralajmëruar pronarin e qenit dhe pasi të shihen lëndimet që i ka shkaktuar djaloshit do të ndërmerren edhe masat adekuate.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button