Gruevski: Ky nuk është miting, nuk do ketë zgjedhje!

Në tubimin e sotëm të VMRO-DPMNE-së janë të pranishëm të gjithë ministrat maqedonas të Qeverisë së Maqedonisë, kryeministri Nikolla Gruevski me gruan si dhe shefi i inteligjencës Sasho Mijallkov.

Ministrat e Qeverisë së Maqedonisë
Ministrat e Qeverisë së Maqedonisë

Tubimi mbahet në sallën Boris Trajkovski në Shkup. Tubimi ka qenë i patjetërsueshëm për të punësuarit në administratë.

Dëgjohen këngë me motive patriotike ndësa para të pranishmëve foli ish i dënuari për krime lufte, për masakrën e Lubotenit, Johan Tarçullovski i cili tha që e kanë arrestuar sepse “ka dalë në mbrojtje të atdheut të tij”.

Profesori Lubisha Georgievski thotë “mos u besoni bombave të Zaevit sepse ato dëshirojnë ta përçajnë Maqedoninë”. Sipas tij këtë që e bën LSDM është totalitarizëm.

Gruevski: Ky nuk është miting, nuk do ketë zgjedhje!

“Ka kohë për mitingje, ky nuk është i tillë. Nuk ka zgjedhje por do të ketë përgjigje dhe përgjegjësi. Kjo është përgjigjja jonë ndaj LSDM-së. Forca e popullit është përgjigjja jonë!” thotë Gruevski.

“Populli jonë nuk është naiv, kur populli e sheh se çfarë bën opozita, as Millçnin, as Fërçkovski as Supermeni nuk i shpëton. Populli i dëgjon por nuk i arsyeton ata sepse populli kërkon zgjidhje të problemeve reale të tyre.”thotë Gruevski.

Ai thekson se “LSDM nuk ka të drejtë që me skenare të huaja të tregojë çka është e vërtetë. Punët tona tregojnë, të arriturat tona e tregojnë të vërtetën.”

Gruevski vazhdoi në rritmin e tij të zakonshëm, premton mijëra e mijëra vende pune dhe investime të huaja. Gruevski paralajmëroi investimin e një fabrike amerikane në Tetovë me kapacitet punësimi prej 2500 persona.

Gruevski thotë që “bombat” e VMRO-së janë investimet dhe punësimet.

“Ne punojmë ndërsa LSDM me materiale të montuara tenton të na tregojë si persona të keq. Me biseda të krijuara telefonike të marra nga shërbime të huaja sekrete tenton të na nxijë fytyrën tonë të pastër.  Ne nuk jemi të këqi ne punojnë 15 orë për tu ndihmuar secilit që kërkon ndihmë” thotë Gruevski.

“Personi Zoran Zaev dëshiron ta destabilizojë Maqedoninë duke ndjekur skenare të huaja. Lakmia e tij për pushtet është shumë e madhe, shikojeni si duket në fytyrë. Ai është njeri që brutalisht e keqpërdor pozitën e tij si kryetar i komunës së Strumicës, për tu pasuruar. “thotë Gruevski.

“Nuk do të pranojmë Qeveri kalimtare. Nuk do ta ndryshojmë prokurorin. Nuk do të pranojmë ndryshim të Kushtetutës se emrit të vendit, pa referndum. Si do të mbarojë kjo që ndodh? Do të mbarojë me proces gjyqësor. Nuk pranojmë shantazhe. Qeveri kalimtare mund të ketë vetëm pa VMRO-në në të sepse ne mbështetemi te populli” thotë ai.

Gruevski lajmëroi se do të shkojë qytet më qytet dhe shtëpi më shtëpi. Në një far mënyrë ai lajmëroi fushatën e tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button