Zaev: Partitë shqiptare nuk do të kursehen aspak

Lideri i opozitës Zoran Zaev mes porosisë për dorëheqjen e qeverisë deklaroi edhe një herë se të gjitha bisedat që kanë të bëjnë me aferat korruptive do të publikohen dhe se në gjithë këtë aspak nuk do të kursehen partitë shqiptare.

Zaev tha se Nikolla Gruevski t’u tregojë qytetarëve se çfarë kryeministri është që i fsheh pronat e tij. Të mos lejojmë që kjo të ndodh në Maqedoni sërish, porositi ai.

Zaev tha se Gruevski është ai që detyroi anëtarësinë të rihet për kishën ndërsa ata  thyen komunën Qendër për interesa të veta. Gruevski duhet të tregojë se çfarë pronash posedon.

“Tash që Nikolla Gruevski ka mbledhur anëtarësinë e vetë që të u tregojë se sa i ndershëm është duhet që të u thotë atyre se pse me kushëririn e tij flet me shifra nëse nuk ka përgjime. Ai dhe kushëriri i tij kanë bërë përgjimet për atë edhe kanë folur me shifra”, tha Zaev.

Zoran Zaev përsëriti se për të dal nga kriza duhet qeveria aktuale të tërhiqet dhe të formohet qeveri teknike

“Sot të gjithë shohin se si detyrohen administratorët të marrin pjesë në tubimin ku do të drejtohet Gruevski. Shkojmë me kujdes dhe se askënd nuk do të kursejmë. Shini se si lëshojmë incizimet pa kurrfarë paragjykime edhe për partitë shqiptare dhe kështu do të ndodh edhe më tutje”, tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Back to top button