Trajanov: Pushteti mban përgjegjësin për përgjimet

Pavle Trajanov, në një intervistë për REL, ka deklaruar se pushteti duhet të ketë kontroll në sistemet e përgjimit dhe kjo që po ndodh tani është përgjegjësi e pushtetit dhe jo e opozitës. Trajanov me partinë e tij janë në koalicion me VMRo-DPMNE-në.

“Tash është dilema rreth asaj nëse ekzistojnë shërbime të huaja ose shtet i huaj që dëshiron ta shkatërroj Maqedoninë mbi të gjitha bazat, si dhe t`ia prish integritetin territorial. Mendoj se problemet janë vendore, autentike, probleme maqedonase dhe ne duhet që të gjejmë forcë që të përballemi me këto sfida dhe të bëjmë të pa mundurën që deri në fund të zgjidhen punët. Sipas informacioneve të deritanishme me të cilat është informuar opinioni, më se e qartë është se sistemet e përgjimit të Republikës së Maqedonisë janë keqpërdorur, kështu që përgjegjësia bie mbi pushtetin, pasi që shteti është ai që duhet të ketë kontrollin mbi ato sisteme, dhe aq më keq nëse qytetarët nuk janë të mbrojtur nga shërbimet e huaja që ata të mund të na përgjojnë”, tha Pavle Trajanov.

Lajme të ngjashme

Back to top button