Bomba e 10-të: Lakmitë e Gruevskit për posedime personale (VIDEO)

Zaev prezantoi materiale për veprat e kyeministrit Nikolla Gruevski, të cilat i quan “megalomane”. Zaev tregon si Gruevski ka ndikuar të ndryshohen planet urbanistike, cili ka qenë roli i tij në dramën me këshilltarin e Komunës Qendër, Shipoviq dhe shumë detaje tjera për “oreksin” e paskrupult të Gruevskit.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për 4 banesat, as për metrat katrorë që ai në mënyra të çuditshme dëshironte ti fitojë, as për shtëpinë shtesë të tij, por kjo bombë tregon për skandalet që ju me siguri e mbani mend, për miratimin e dy planeve të kontestueshme urbanistike në Tasino Çeshmiçe 1 dhe Kapishtec në Vodno. Në planin e parë urbanistik kontestuese janë objektet e Panoramës dhe dhjetë-katëshet. Por plani i dytë urbanistik fsheh diçka tjetër, dy lokacione atraktive të cilat i kanë pëlqyer Gruevskit dhe i ka uzurpuar. Sot vlera e tyre është mbi 10 milion euro.” tha Zaev.

Zaev tregon si me urdhër të Gruevskit janë ndryshuar planet urbanistike në disa lokacione të Shkupit për ti uzurpuar Gruevski me djalin e axhës, shefin e inteligjencës- Sasho Mijallkov si dhe njerëz tjerë. Këtë e kanë bërë përmes firmave “of shore” të regjistruara në Belize.

Zaev prezanton biseda të Gruevskit ku sipas tij tregohet dëshira e tij e madhe për të blerë- jo banesa në Vodno por edhe disa hektarë truall për qejfin e tij. Tregon si në vend të sallave portive të planifikuara urdhërohen të shndërrohet vendi në parcelë ndërtimi me regjim të posaçëm.

Në bisedë me ministrin e transportit Mile Janakievski dëgjohet si Gruevski e urdhëron atë për ndërhyrje në planin urbanistik dhe të ketë kujdes këtë ta bëjë sa më shpejtë dhe padiktueshëm nga tjerët. Gruevski urdhëron që plani i ri të ketë hapsirë më të madhe trualli për të. Gruevski në bisedë me Janakievskin bëjnë plane madje për shitjen e këtyre parcelave që i porosit Gruevski.

Ai kërkon parcelë sa më të madhe. “Mendoj që më e madhe është më mirë” thotë Gruevski duke i thënë Janakievskit të kujdeset për këtë punë “si me qenë e vetja”. Ata planifikojnë dhe bisedojnë për atë sa banesa mund të ndërtohen në një parcelë.

Gruevski me ngulm interesohet te Janakievski si ta zhvendosin një rrugë që duket se i pengon Gruevskit.

“Gruevski i ka bindur protestuesit në atë kohë se protestojnë për kishën në Qendër, ndërkaq ata protestuan për posedimet e tija personale” thotë Zaev.

Gruevski e ka fshehur pasurinë personale dhe patundshmërinë nuk e ka paraqitur në Listën për paraqitjen e patundshmërive.

LEXO MË SHUMË

BOMBA  1: Gruevski ka përgjuar edhe Ali Ahmetin, Rufi Osmanin dhe Menduh Thaçin (VIDEO)

BOMBA  2: VMRO- DPMNE dhe BDI kanë montuar vendime gjyqësore (VIDEO)

BOMBA  3: Latas, Mijallkov dhe policia montuan burgosjen e Lube Boshkovskit (AUDIO) 

BOMBA  4: Gazetarët nën “tytën” e Mijallkov dhe bandës qeveritare (VIDEO)

BOMBA 5: Plani i Gruevskit për hakmarrje ndaj Canoskit, rrëzim ndërtese.. (VIDEO)

BOMBA 6: Gruevski si i çmendur dhe në mënyrë antiligjore harxhon paratë e kredive dhe të shtetit (VIDEO)

BOMBA 7: Zaev zbardh manipulimet dhe shantazhet e Qeverisë gjatë zgjedhjeve (VIDEO)

BOMBA 8: Ja se çfarë bëri VMRO për ti fituar zgjedhjet (VIDEO)

BOMBA 9: Planet e VMRO-së për bllokimin e Zhernovskit (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Back to top button