Vdes në aksident një Ministër i Afrikës së Jugut

Ministri i kabinetit qeveritar të Afrikës së Jugut, Collins Chabane, është vrarë në një aksident automobilistik të shtunën, ka thënë presidenti i vendit, Jacob Zuma.

Chabane ka qenë ministër në zyrën e presidentit dhe anëtar i Komitetit Kombëtar Nacional të partisë në pushtet, Kongresi Nacional Afrikan (ANC).

“Jemi thellë të tronditur dhe të mërzitur nga kjo vdekje e hershme e një kuadri të jashtëzakonshëm i betejës sonë çliruese dhe një person kompetent, i përmbushur dhe i rëndësishëm i kabinetit tim”, ka thënë Zuma në një deklaratë për media.

Chabane, në kapacitetin e tij si ministër, ka udhëhequr planet për funeralin e presidentit Nelson Mandela.

Lajme të ngjashme

Back to top button