Neto paga mesatare në qershor 21.108 denarë

Paga mesatare neto e një të punësuari në qershor arrin 21.108 denarë dhe në raport me vjet është më e lartë për 2,2 për qind, publikoi sot Enti shtetëror për statistikë.

Një rritje e tillë vjen falë, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare të paguar neto për të punësuar në sektorët, transport dhe deponim për 6,8 për qind, informacione dhe komunikime për 6.8 për qind dhe ndërtimtari për 6,1 për qind.

Ulja e neto-pagës mesatare të paguar mujore për të punësuar, në krahasim me muajin paraprak, është vërejtur në sektorët, minierë dhe nxjerrjen e gurëve për 9,2 për qind, furnizimin me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim për 5,9 për qind dhe objekte për akomodim dhe veprimtari shërbimi me ushqimin për 5,3 për qind.

Në qershor të këtij viti 2,3 për qind e të punësuarve në Republikën e Maqedonisë nuk kanë marrë pagë. Bruto paga mujore e paguar në qershor arrin 30,957 denarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button