Bardhi shënon super gol në Hungari (Video)

Për futbollistët shqiptarë nga Maqedonia, e shtuna ka qenë ditë e bereqetshme, duke shënuar gola shumë me rëndësi për skuadrat e tyre.
Do ta fillojmë prej më të riut, Enis Bardhi i cili po vazhdon të shkëlqejë në kampionatin hungarez. Edhe pse skuadra e tij kësaj radhe kishte pësuar disfatë në fushë nikoqire, Enisi ka befasuar më një super gola nga një distancë shumë e largët, ndërsa pikërisht gjatë momentit kuar ai po bëhej gati të godasë, komentuesi i ndeshjes e kishte thënë se Bardhi është shumë ambicioz dhe se nuk pritet të shënojë, por pastaj bëri që ai të mahnitet me “bombën” e Bardhit, i cili edhe gjatë ndeshjes kishte shumë goditje të mira dhe lojë maestrale.

Shkupjani tjetër, Muzafer Ejupi ka shënuar golin e parë zyrtarë në fanellën e Sllaven Bellupo, duke mundur ekipin e tretë në klasifikim Lokomotivën. Ejupi është vlerësuar shumë nga komentuesit kroat për lojën e treguar, të cilët kanë thënë se ky është vetëm fillimi i tij, dhe se pritet që të eksplodoj në vazhdim të kampionatit.

Futbollisti më i mirë shqiptarë në Maqedoni në vitin 2014, Agim Ibraimi më në fund ka shënuar golin e tij të parë në këtë sezon, në fitoren e radhës të Maribor, skuadër që vazhdon të jetë lider i tabelës në Slloveni. Ibra shënoi nga pika e bardhë dhe dha një kontribut të madh për fitoren e ekipit të tij. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button