Barcelona se lëshon kreun (Video)

Barcelona është kthyer me pikë të plota nga udhëtimi në Eibar, duke e mposhtur këtë skuadër me rezultat 0:2.
Të dy golat për Barcelonën, i shënoi Lionel Messi.
Messi në të dy pjesët, shënoi nga një gol.

Në minutën e 31’ nga penalltia, argjentinasi shënoi për epërsinë e parë, ndërsa në minutën e 55’, shënoi për 0:2.
Pas kësaj fitore, Barcelona arrin në kuotën e 65 pikëve, katër më shumë se Reali, që ka edhe një ndeshje më pak.
Në anën tjetër Messi, me dy golat e shënuar në këtë ndeshje, numëron 32 gola në La Liga, duke lënë pas me 30 Cristiano Ronaldon.

Lajme të ngjashme

Back to top button