Arsenali vazhdon serinë e fitoreve

Arsenali ka regjistruar një tjetër fitore në Premierligë, duke mposhtur West Ham në Emirates Stadium, me rezultat të thellë 3:0.
Skuadra e Arsene Wenger, ishte skuadër më e mirë, duke i dominuar mysafirët.
Është dashur të pritej minuta e 45’ e pjesës së parë, për të parë golin e parë të ndeshjes. Ishte Oliver Giroud që dërgoi me epërsi në pushim Arsenalin.

Në pjesën e dytë, Arsenali shënoi edhe dy gola. Aaron Ramsey në minutën e 81’, dyfishoi në 2:0, ndërsa Mathiu Flamini në të 84’, vulosi fitoren, duke shënuar për 3:0.

Arsenali me këtë fitore, tani arrin në numrin e 57 pikëve, dhe renditet në vendin e tretë, duke pasur një pikë më pak se City, që pozicionohet në vendin e dytë.

Lajme të ngjashme

Back to top button