Paqe mes ekipeve shqiptare në Gostivar

Ka përfunduar në barazim pa gola derbi i Ligës së Dytë të Maqedonisë, e ku janë takuar dy ekipet shqiptare, Gostivari dhe Vëllazërimi. Ky barazim nuk e ka ngritur lartë në tabelë asnjërën nga skuadrat, falë edhe disfatës së Mlladostot që ka pësuar nga “Skopje” me rezultat 2:0.

Ekipi Euromilk ka shënuar fitore të lartë në kuadër të xhiros së 17-të të Ligës së dytë të Futbollit të Maqedonisë, 1:4 duke e mundur skuadrën e Napredokut. Me tre pikë të fituara ekipi i Euromilk, tani ka ikur nga zona e rrezikut në tabelë.

Ndeshja e dytë interesante, ishte ajo në mes “Skopjes” dhe Mlladost nga Carev Dvor, ku nikoqirët kanë shënuar fitore me rezultat 2:0.
Naprediku – Euromilk 1:4, “Skopje” – Mlladost 2:0, Gostivari – Vëllazërimi 0:0, nesër luhen dy ndeshjet tjera Drita – Kozhuv (14h) dhe Makedonija Gj.P – Shkupi ( 14h)

Tabela: Shkupi 36 (-1), Gostivari 29, Mlladosti 27, Vëllazërimi 24, Makedonija GjP. 23 (-1), “Skopje” 23, Euromilku 21, Kozhuv 19 (-1), Drita 17 (-1), Napredoku 9. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button