Renova nuk ndalet, edhe një fitore e madhe

Skuadra e Renovës ka vazhduar serinë e fitoreve në sezonin e pranveruar, ndërsa viktimë e radhës ka qenë ekipi i Teteksit.
Edhe në këtë ndeshje, skuadra e udhëhequr nga trajneri Qatip Osmani ka dominuar lojën që nga fillimi, duke marrë fillimisht epërsinë që nga minuta e 4-të, me golin e shënuar nga Argjend Gafuri. Teteksi ka pabazuar në minutën e 24-të me anë të Hristov, por Renova edhe përkundër barazimit vazhdoi të kërkojë me ngul golin e radhës.

Kështu në minutën e 33-të gol ka shënuar Lirim Skenderi, e që me këtë rezultat ka përfunduar ndeshja, që i ka dhënë Renovës 3 pikë për tu stabilizuar në pozitën e 4-të, menjëherë pas Shkëndijës.

Ndeshjet tjera të xhiros së 20-të të Ligës së Parë luhen të dielën, ku do të takohen Bregallnica – Shkëndija, Sileksi – Metalurgu, Pelisteri – Rabotniçki dhe Turnova – Vardari.

Ndeshjen e radhës Renova do ta luajë si nikoqire, ku do të ketë për kundërshtare Sileksin e Kratovës. / Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button