Digjet një pacienti në spitalin e Velesit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në spitalin e Velesit. Një pacient në moshë ka humbur jetën pasi është përfshirë nga zjarri, që dyshohet se e shkaktoi vetë.

Ngjarja ka ndodhur në rrethana të panjohura, kjo pasi nuk dihet ende sesi 82­vjeçari u përfshi në flakë. Policia tha se infermierët kishin pikasur të moshuarin të digjej, përpara derës së tualetit, dhe kishin ndërhyrë me ujë dhe batanije, për të fikur zjarrin.

Ai është transferuar menjëherë në repartin e kirurgjisë dhe më pas në Spitalin e Qytetit në Shkup, ku nuk u mbijetoi plagëve. Mediet shkruajnë se në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur shenja të benzinës dhe se dyshimet e para të hetuesve janë se i moshuari ka shkaktuar zjarrin me cigare.

Mësohet se pacienti vuante nga demenca. Spitali nuk është deklaruar ende për ngjarjen e rëndë.

Lajme të ngjashme

Back to top button